SHQIPËRI

“Trupin e treta në acid”- gjenden pas 9 vitesh eshtrat e shqiptares së zhdukur

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Janë gjetur në Spanjë eshtrat e Sibora Gaganit, shqiptares të zhdukur prej vitit 2014 kur ishte 22 vjeçe.

Policia Kombëtare ka lokalizuar të martën trupin e Sibora Gaganit në banesën që ajo ndante me partnerin e saj vrasës Marco Romeo në Torremolinos (Málaga).

Ky i fundit u arrestua në fund të majit për vrasjen e një vajze tjetër, Paula-s, ish-partneres së tij, në të njëjtin qytet, bënë të ditur burimet e hetimit për EFE.

Pikërisht kërkimi për Sibora Gaganin, rifilloi pas arrestimit në maj të vrasësit dhe ish-partnerit të saj të dyshuar, Marco Romeo, për vrasjen e gruas tjetër me të cilën ai gjithashtu kishte pasur lidhje.

Pas arrestimit për vrasjen e ish-partneres së tij, Marco Romeo rrëfeu se kishte vrarë dhe murosur Gaganin pasi kishte parë një imazh të tij në një tabelë njoftimesh në komisariat duke deklaruar se kishte përdorur acid për të zhdukur trupin.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se agjentët kanë gjetur eshtrat e Gaganit në një qese plehrash pas një muri të banesës së saj në Torremolinos, ku e reja jetonte me të arrestuarin deri disa ditë para zhdukjes dhe që ndodhet në rrugën García de la Serna, pak metra larg stacionit të policisë lokale dhe bashkisë.

Policia kishte kontrolluar disa herë pa sukses banesën e Torremolinos, ku aktualisht jetojnë qiramarrës të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me agjentët.

Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për të konfirmuar se i përkasin të resë së zhdukur përmes analizave të ADN-së.

Sibora Gagani u transferua me të dashurin e saj Marco Romeo në Costa del Sol në 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014, pak pasi ndërpreu marrëdhënien e saj me të. Që atëherë, familja e saj, e cila banon në Itali, nuk e ka ditur vendndodhjen. Hetimi për zhdukjen e saj rifilloi vetëm pak ditë më parë, pasi Marco Romeo u arrestua pasi vrau me thikë ish-partneren e tij Paula, 28 vjeç, në një shtëpi tjetër në Torremolinos. Pas dëgjimit të këtij lajmi, të afërmit e Siborës dyshuan se ai kishte lidhje me zhdukjen e saj, siç rezultoi në fund.

Related posts

Anesteziologu nga Tetova dënohet me burgim për incizimin nga Gjinekologjia

admin

Dhunoi dhe i shkuli dhëmbët një 60-vjeçari, arrestohet shqiptari në Itali

admin

“Forumi Ndërkombëtar i Turizmit”/ Rama: Do të mbahet muajin e ardhshëm në Tiranë

admin

Leave a Comment