KOSOVË

500 ushtarë turq nisin misionin e ruajtjes së paqes në Kosovë

Ka përfunduar transferimi i 500 ushtarëve turq të NATO-s për në Kosovë.

Transferimi i një batalioni komando u bë pas kërkesës së Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s, për shkak të dhunës në rritje në veri, e cila rezultoi me pothuajse 40 ushtarë të NATO-s të lënduar, si pasojë e dhunës së protestuesve të serbëve lokalë.

Ushtarët u pritën nga ambasadori turk në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, ndërsa më pas kaluan në kazermën “Sulltan Murat”.

Pas bisedimeve me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Stamboll të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg falënderoi Turqinë për dërgimin e përforcimeve në Kosovë.

Stoltenberg tha: “Turqia është një aleate e rëndësishme dhe shumë e vlerësuar, duke dhënë kontribute kyçe në NATO. Këtu përfshihen trupat për misionin tonë paqeruajtës në Kosovë, gjë që është edhe më e rëndësishme tani, kur tensionet janë të larta. Falënderoj Turqinë për dërgimin e përforcimeve në veri të Kosovës, pas trazirave të fundit”.

Në takimin jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm tha se mesazhi i NATO-s si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën është se ata duhet të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. /21Media

Banner

Related posts

Policia e Kosovës njofton se pesë persona janë arrestuar në veri

admin

Kurti thotë në fillim të javës vendos nëse do të shkojë në Bruksel

admin

Ndryshime tektonike në veri të Kosovës

admin

Leave a Comment