SPORT

“Alarm” me stadiumet në Shqipëri

Një sëmundje së cilës nuk po i gjendet shërimi.

Stadiumet në futbollin shqiptar janë kthyer në një gangrenë, dhe sezoni që vjen rrezikon të jetë në kushte edhe më të këqija sesa ky që u mbyll.

Një raport i brendshëm i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ngre alarmin se disa stadiume nuk i plotësojnë kushtet për licencim.

Padyshim që flasim për “Selman Stërmasin”, ku pritet të nisin punimet për rindërtimin, por edhe për të tjerë.

Stadiume të tillë si ai “Niko Dovana” në Durrës, “Skënderbeu” në Korçë dhe ai i Laçit duhet të kryejnë punime për mangësi të shumta, për gazetarët, dhomat e zhveshjes etj.

Natyrisht, stadiumi i Kamzës nuk mund të jetë alternativë sepse nuk i plotëson plotësisht kushtet dhe ndeshjet e Superligës nisën të mos luheshin aty që sezonin e fundit.

Nëse nga kategoria ra Kastrioti që nuk e ka stadiumin për të luajtur, në elitë vjen Dinamo e cila gjithashtu nuk ka ku të luajë.

“Selman Stërmasi” nuk mund të presë ndeshje, Kamza jo, ndërsa “Arena Air Albania” shpesh herë është e mbyllur për shkak të kombëtares, mirëmbajtjes dhe koncerteve.

Një problem i tillë bëri që Tirana të luante në Rrogozhinë ndeshjen përcaktuese për titullin, atë ndaj Bylisit që e barazoi 2-2 dhe prej së cilës humbi kampionatin.

/BotaSot/

Related posts

Mancini uron Tiranën pasi shpallet Kryeqytet Evropian i Sportit (VIDEO)

admin

​Sot nis kampi për basketbollistët e rinj

admin

Xhaka uron Kosovën për 15 vjetorin e Pavarësisë

admin

Leave a Comment