AKTUALE

Fjalimi i Muhamet Ameti, kordinatorë i Fraksionit për Tetovë me rastin e 21 vjetorit të themelimit të BDI-së

Të nderuar të pranishëm,
Të nderuar familjarë të dëshmorëve, ivalid dhe veteran të UÇK-s,
I nderuar Nënkryetar i BDI-së, z. Izet Mexhiti,
I nderuar Sekretar organizativ i BDI-së, z.Blerimin Bexheti,
I nderuar Kryetar i këshillit mbikqyrës, z.Musa Xhaferi,
I nderuar Anëtar i kryesisë, z. Nevzat Bejta,
E nderuara Sekretare për barazi gjinore, znj. Saranda Imeri – Stafai,
I nderuar Kryetar i komunës së Çairit, z. Visar Ganiu,
E nderuara Kryetare e Forumit të gruas, znj. Mukades Hajdari,
Të nderuar deputet, media dhe shumë të dashur qytetarë,
Më lejoni të ju përshëndes të gjithëve dhe të ju falemenderoj për prezencën tuaj!
Mirëse ju gjej në këtë manifestim me rastin e 21 vjetorit të themelimit të BDI-së.
Siç e dini, ky manifestim mbahet në shenjë përkujtimi të 21 vjetorit të themelimit të BDI-së, datë që nuk është vetëm një përkujtim, por ka vlerë historike për mbarë popullin shqipëtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut,pasi mu para 21 viteve u vulos një kthesë për kombin tonë në këtë shtet.
Të nderuar të pranishem, më lejoni qe të kthehem pas 2 dekada dhe të ju përkujtoj se ishin pikërisht tetovarët, që me një entuziazëm të madh kontribuan për vendosjen e themeleve të kësaj partie, që ishte imperativ i kohës.
E them imperativ, ngase rajoni ynë kishte nevojë për një organizim politik për t’i zgjidhur problemet por edhe për t’i bërë ballë sfidave që do të shfaqeshin para nesh.
Si sot, 21 vite më parë, u bënë bashkë çlirimtar e liridashës, idealist, misionarë, paqëdashës, intelektualë e atdhetarë për ta themeluar BDI-në, një parti me themele të shëndosha e të qëndrueshme.
Edhe pse 21 vite nga 5 qërshori i 2002, ende i kujtoj qartë thirrjet e aktivistëve “Dje UÇK, sot BDI”, mu në këtë vend.
BDI, partia bartëse e kauzës së UÇK-së dje, tashmë numëron plot 21 vite egzistencë.
Vlen të përkujtohet se jo të gjithë nga ne kishin përvojën në jetën politike dhe publike, por kishim vullnet dhe forca përparimtare që sollën ndryshimin rrënjësor të pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke vazhduar angazhimin tonë në procesin e demokratizimit të mirëfilltë të vendit.
Kontribut të veçantë dhan shumë kuadro të reja dhe me ambicie të mëdha që aso kohe iu bashkuan rrugëtimit tonë.
Sot, shfrytëzoj rastin të falemenderoj të gjithë ato të cilët plot 21 vite kanë ndihmuar BDI-në , kontributi I të cilëve është ndjerë çdo ditë në shoqërinë tone, kurse në veçanti i uroj themeluesit e saj, ato të cilët bënë hapat e para të kësaj partie.
Për fat të keq, sot, situata e rënduar politike, ekonomike dhe sociale në vend kërkon qasje dhe ide të reja për t´u tejkaluar sa me shpejt sfidat me të cilat përballet BDI, gjë e cila pikërisht solli deri tek nevoja për themelimin e Fraksionit brenda BDI-së.
Duke qenë shumë I ndërgjegjshëm për rrethanat, them se neve kemi shumë punë për të bërë. Ne nuk kemi më shumë kohë për të humbur, sepse kemi peshën e përgjegjsisë që ta çojmë deri në fund betejen e nisur, për një BDI që nuk pëson asnjë uzurpim apo përçarje.
Me shumë keqardhje theksoj që pas 21 viteve funksionim të BDI-së ende ngelen të pazgjedhuar shumë sfida të njejta si të para shumë viteve, si:

  • çrrënosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar,
  • vendosja e mekanizmave që do të pamundësojnë përhapjen e tyre,
  • parandalimiin e largimit të rinis nga vendi,
  • Sistem ekonomik bashkëkohor, i cili do të krijojë hapësirë dhe garancë për investime të huaja, rrjedhimisht do të zvogelojë papunësinë,
  • Demokraci funksionale dhe shtet ligjor,
  • Integrimi dhe risocializimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së,
  • Arritjen e barazisë së plotë të shqiptarëve në të gjitha nivelet e shoqërisë,
  • Avancimin e pozitës së femrës në nivelet e vendim-marrjes etj.
    Si fraksion mbrenda BDI-së vlersojmë që është momenti politik që nofka 20% për gjuhën shqipe të hiqet nga Kushtetuta, të kemi propozim-ligj për rregullimin e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, propozojmë që diaspora të ketë të drejtën e votës në formë elektronike, kurse kazinot ti nënshtrohen debatit të gjërë publik, dhe ato të jenë jashtë vendbanimeve.
    Sjellja arrogante e ekzekutivit në krye me Artan Grubin, kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve! Këtë e dëshmuan dhe rezultatet nga zgjedhjet e fundit në Tetovë, ku u vërejt një rënje e madhe e mbështetjes së votuesve për BDI-në.
    Jemi dëshmitar që koncentrimi i pushtetit politik, programor e kadrovi tek individi, uzurpimi i BDI-s dhe përjashtimi i strukturave meritore nga vendimmarrja politike dhe tendenca për tjetërsimin e BDI-së, ka shkaktuar revolt tek anëtarësia më meritore për fitoret e BDI-së në të kaluarën.
    Prandaj, edhe sot do ta përsëris që neve, si Fraksion brenda BDI-së, do të vazhdojmë me takimet tona për të dëgjuar dhe biseduar me banorët e kësaj ane, do ta intensifikojme edhe më shumë angazhimin tonë, sepse neve na duhet një koncept ndryshe prej më parë, që sjell rrigjenerim në BDI.
    Ne, duke pasur qëllime reale dhe vizionare, do punojmë në ngritjen e kauzës sonë, ku anëtari është element bazë i funkcionimit të BDI-së, pasi asnjë politikë në asnjë nivel, nuk mund të ndiqet nëse antarsia e kundërshton atë.
    Në 21 vitet e fundit prej themelimit të BDI-së, kam pasur mundësin të njoh mirë forcën dhe dobësitë e pushtetit, kufizimet dhe fuqitë tona dhe nga përvoja ime konstatoj se BDI-së i duhen njerëzit e duhur për të vazhduar në rrugën e duhur, për një parti që ju përket anëtarëve, pasi roli i anëtarit nuk eshte i kufizuar vetëm në periudhën e fushatës.
    Në këte rrugëtim u përballëm me shumë sfida, por nuk u gjunjëzuam, kurrë nuk humbëm forcën dhe dëshirën për të qëndruar në këmbë!
    Bdi-së i duhet një rringritje e shpejtë, një kauzë që bazohet në meritokraci, vlera dhe dinjitet.
    E them me keqardhje se tragjedia e demokracive moderne është se ende nuk kanë arritur të realizojnë demokracinë.
    Në këte rrugëtim ne përballemi me shumë sfida, por nuk gjunjëzohemi dhe kurrë nuk do të humbim forcën dhe dëshirën për të qëndruar në këmbë!
    Uroj që përvjetori i ardhëshëm të na gjej në kushte më të mira, pasi ndryshimi është në duart tona! Gëzuar!

Related posts

Mos shpenzoni para në pedikyr! Me këta dy përbërës do të keni këmbë të mrekullueshme

admin

Sela: Nuk dua ta besoj që Albin Kurti mund të ketë gisht në këtë që po i ndodh Aleancës për Shqiptarët

Gjyla Halili

Durmishi – BDI-së: U tjetërsuat për interesa personale, 8 maji është afër

Gjyla Halili

Leave a Comment