BOTA

Më e vështirë të bëhesh britanik/ Media: Do zgjatet koha për marrjen e nënshtetësisë

Aktualisht, pas pesë vjetësh qëndrimi të rregullt në Britani të lind e drejta për të marrë lejen e përhershme të qëndrimit, si hapi i parë drejt shtetësisë, dhe pas një viti mund të bësh kërkesën për shtetësinë.Ky afat sipas planeve të raportuara në median vendase, qeveria e Rishi Sunak kërkon ta zgjasë deri në tetë vjet. Ndër planet e tjera që po shqyrton qeveria konservatore në pushtet, në vështirësi të mëdha elektorale, përfshihet edhe kërkesa që aplikuesit  të kenë punuar ose të kenë qenë në shkollë në Britani  për një periudhë dyvjeçare. Një kusht strik është ai i precedentëve penal, ku kërkohet nga ata që duan të bëhen britanik, që të mos kenë qenë të dënuar nga gjykatat britanike për të paktën dhjetë vjet.

Sakaq, do kërkohet të hiqet përjashtimi i atyre që janë mbi 65-vjeç nga provimi i njohurive për Britaninë dhe mënyrën britanike të jetesës, thënë ndryshe edhe ata që janë mbi këtë moshë do i nënshtrohen këtij testi, ndryshe nga deri me sot.

Britania është një nga vendet ku shtetësia merret më lehtë dhe më shpejt se shumë shtete të tjera evropiane. Nuk dihet se çfarë natyre përfundimtare do marrin këto plane kur te kalojnë përpara parlamentit.

Duket se rezultati katastrofik i zgjedhjeve te fundit lokale ne Britani, muajin e kaluar, ku konservatoret humben thelle, mund të jetë një katalizator i fuqishme i masave të tilla, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2024-es.

Top Channel

Related posts

Qindra emigrantë kalojnë kufirin drejt SHBA përmes lumit Rio Grande e telave me gjemba (fotot)

admin

SHBA-ja dhe Britania sanksionojnë 7 rusë për krime kibernetike

admin

Biden takim me Melonin, fokus i diskutimeve stabiliteti në rajon

admin

Leave a Comment