SHQIPËRI

3 milionë euro dyshohet se i fitoi me mashtrime, kjo është shqiptarja që u arrestua sot nga Policia

46-vjeçarja, Alma Beqiraj u arrestua sot në Korçë, pasi nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 3 milionë euro.

Sipas policisë Beqiraj, me detyrë agjente e shërbimeve postare private, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Në media qarkullon një foto e Beqirajt e cila paratë e siguruara përmes mashtrimit i ka investuar në pasuri të paluajtshme për vete dhe familjarët.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë.

Banner

Related posts

Kandidatët e PS për bashkitë! Mblidhet kryesia socialiste për emrat që do garojnë në 14 Maj

admin

‘Toptani’ qendër krimi financiar, dhjetëra dyqane të pa regjistruar si biznese

admin

Nis revolta ndaj Gazment Bardhit te partia e Berishës. Dashnor Sula: Është bërë një dëm i madh

Gjyla Halili

Leave a Comment