KOSOVË

Dhuna e serbëve në Veri/ Ministria e Brendshme e Kosovës nxjerr bilancin e sulmeve të dhunshme

Banner

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar numrin e sulmeve ndaj mediave, pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës e qytetarëve në veri të Kosovës, të huliganëve serbë të konsideruar nga Prishtina zyrtare si “milici fashiste”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në protestat e organizuar  në veri të vendit ka pasur 21 sulme ndaj mediave, 6 zyrtarë të policies janë plagosur, 30 ushtarë të KFOR-it dhe 2 qytetarë janë rrahur brutalisht.

Gjithashtu, dy automjete të policisë janë djegur plotësisht dhe 7 të tjera janë dëmtuar.

Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat. Nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë. Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste”, thuhet në njoftim.

Banner

Related posts

Abdixhiku: Sa me të mëdha tubimet tona, aq më të larta bëhen britmat e piskamat

Gjyla Halili

SHBA kërkon lirim pa kushte të zyrtarëve policorë të Kosovës

admin

Kosova shpall 14 prillin Ditë të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

admin

Leave a Comment