SHOWBIZ

Bukuroshja nga Kosova bën krenarë shqiptarët, fiton kurorën e “Miss Elite World 2023”

Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj, është shpallur mbrëmë  “Miss Elite World 2023”, në eventin e rëndësishëm në fushën e modelingut që u mbajt në Egjipt.

Hajdaraj është një modele 22-vjeçare, e cila ka sfiluar që në moshën 16-vjeçare. Gjatë këtij viti, ajo fitoi dhe titullin e “Miss Elite Kosovo 2023”.

“Në mesin e shumë shteteve të botës që u bashkuam për të konkuruar në këtë event botëror në Somabay-Egypt. Pas një pune të palodhshme dhe duke mos hequr kurrë dorë fitova Miss Elite World 2023. Faleminderit të gjithë atyre që më përkrahën, më zgjodhën dhe besuan në mua.

Faleminderit Miss Shqipëria! Faleminderit Lense Production! Faleminderit familjes që më përkrahën dhe miqve po ashtu! Mbi të gjitha, faleminderit Kosovë! Kurora ime është për të gjithë ju. Shpresoj t’ju bëj krenar”, shkruan bukuroshja pas marrjes së kurorës.

Banner

Related posts

Whatsapp po vjen me një super përditësim

admin

I dënuari me vdekje prej 24 vitesh i shpëton ekzekutimit për herë të shtatë (fotot)

admin

“Në familjen time flasin te gjitheshqip”, Can Yaman flet për origjinën e tij shqiptare

Gjyla Halili

Leave a Comment