KOSOVË

Ali Ahmeti viziton familjarët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka vizituar sot familjarët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetin social Facebook, Ahmeti tha se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me shokë po mbrojnë dinjitetin e luftës së pastër të UÇK-së, ndaj edhe do të kthehen si fitues në vendin e tyre.

“Vizitova sot vatrën familjare të bashkëveprimtarit tim dhe ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju dhënë zemër e forcë prindërve dhe të afërmve të tij në betejën e drejtësisë, ku djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën e pastër të mbarë popullit të Kosovës. Drejtësia vonon, por nuk harron, kështu i thashë Bacit Haxhi kur po kuvendonim mbi vitet e qëndresës kombëtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Krenarë do ta presim bashkë Hashimin me shokë në rikthimin e tij si fitues i drejtësisë! Liria ka emër!”- ka shkruar Ahmeti.

Related posts

Po fsheh arkivat për gjetjen e të zhdukurve

admin

Shtetasi shqiptar sulmoi me kallash, nuk i dhanë vajzën që donte

admin

Në qeverisje si në jetën e përditshme, ju korrni atë që mbillni

admin

Leave a Comment