SHQIPËRI

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Banner

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur për situatën në veri të Kosovës, akuzoi Tiranën zyrtare si nxitës të saj.Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Berisha tha se qëndrimi i Ramës në krah të Vuçiqit e ka dëmtuar procesin.

“Një nga nxitësit e kësaj situate këto vite ka qenë Tirana zyrtare dhe direkt Edi Rama me angazhimin e tij në mbështetje të projekteve për Serbinë e Madhe në krah të Vuçiqit dhe ka dëmtuar shumë këtë proces. Tirana zyrtare duhet të mbështesë Kosovën. Nuk duhet të ndërhyjë mes dialogut të Kosovës dhe Serbisë, por Shqipëria është palë me Kosovën dhe nuk mund të shpallet e paanashme. Rama i ka kredencialet e djegura, njihet më shumë si një argat i Vuçiqit, ndaj dhe qëndrimi i tij është i dëmshëm”, tha Berisha, ndërsa pohoi se tensionet në veriun e Kosovës janë zhvillimet më dramatike në 2 dekadat e fundit.Më tej, Berisha u shpreh se nga pikëpamja ligjore kryeministri Kurti po bën gjithçka për të zbatuar ligjin në vendin e tij.

“Në analizë ligjore, Kryeministri Kurti po bën gjithçka për të zbatuar ligjin në vendin e tij. Zgjedhjet u bënë pasi Vuçiq urdhëroi Listën Serbe që të braktisin detyrën. Këta kryetarë të zgjedhur me 3-5% të votave, duke pasur parasysh dominancën serbe në këto komuna, nuk mund të konsiderohen si qeverisëse të asaj shumice. Kurti e sqaroi dje këtë çështje, ai u shpreh se janë drejtues teknikë për të firmosur për një periudhë të caktuar. Inaugurimi i tyre si kryetarë komunash ku 90 për qind janë etni tjetër, janë një dështim. Ato zgjedhje janë një dështim. Kurti vetë dje në Bratislavë, shpjegoi se ata do të jetë persona teknikë që do të bëjnë detyrat”, tha Berisha./Opinion.al/

Banner

Related posts

PD mbledh kryesinë/ Diskutohet për zgjedhjen e kryetarit të ri

admin

3-vjeçarja u humbet nga sytë prindërve në plazhin e Spillesë, policia e gjen vetëm

admin

PDIU garon e vetme më 14 maj, Idrizi: Nuk përfshihemi në përçarjen e PD-së, mos votoni kandidatin e Berishës për Himarën

admin

Leave a Comment