SHQIPËRI

Vuçiq sot fillimisht takohet me ambasadorin rus, e më pas me ambasadorët e vendeve të QUINT-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak të ngjarjeve në veri të Kosovës do të zhvillojë disa takime me ambasdorët e vendeve tjera.

Fillimisht edhe siç pritej, Vuçiq do të takohet në ora 11:00 me ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, ndërsa takimi me ambasadorët e vendeve të QUINT-it që ishte paraparë të mbahet në ora 08:00 është zhvendosur në ora 12:00.

Vuçiq i tha publikut mbrëmë se QUINT-i (Amerika, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca) duhet të qetësojë ‘fëmijën’ e tij.

Gjithashtu, Vuçiq mbrëmë ka biseduar në telefon me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, dhe Zëvendës Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Antonio Tajani.

Ndërkohë, si pasojë e protestave të dhunshme në Zveçan mbetën të lënduar 25 ushtarë të KFOR-it.

Banner

Related posts

Rrezikuan mbytjen në det, shpëtohen 12 persona në Durrës dhe Velipojë

admin

Do rriten pagat dhe pensionet! Qeveria miraton të premten vendimin për “reformën historike”

admin

Sot opozita debat me Ramën në Kuvend për çështjen McGonigal

admin

Leave a Comment