KOSOVË

Dështimi do të sjellë pasoja të rënda

Banner

Bashkimi Europian ia ka bërë të qartë Serbisë dhe Kosovës se duhet të plotësojnë tre kërkesa për të qetësuar situatën në veri të Kosovës, në të kundërt do të ketë pasoja të rënda për të dyja palët.

Në përfundim të takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Josep Borrell ka njoftuar se ndërkombëtarët kanë tre kërkesa të qarta.

Në një postim në Twitter, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian kërkon zgjedhje të reja në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje si dhe nisjen e punës për krijimin e Asociacionit.

“Kemi 3 kërkesa të qarta: – Zgjedhjet e reja lokale tani – Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës – Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dështimi për të arritur këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkruan Borrell.

Banner

Related posts

Macron konfirmon takimet me Osmanin, Vuçiqin dhe Scholzin në Moldavi

admin

18 mijë punonjës shëndetësor do të përfitojnë sërish rritje page

admin

Po tentonin të fusnin para të falsifikuara nga Maqedonia, arrestohen dy persona në Kosovë

admin

Leave a Comment