AKTUALE

Klubi i femrave Luboteni nga Tetova shpallet kampion në kampionatin e futbollit për femra

Klubi i femrave Luboteni nga Tetova u shpall kampion në kampionatin e futbollit për femra.
Pas ndeshjes së sotme të 22-të, në të cilën në shtëpi luajti barazim 1:1 me ekipin e dytë të Klubit e Kamenica Sasës klubi i femrave merr edhe trofeun e dytë këtë sezon përfshirë Kupën e Maqedonisë informon Tetovasot.

Futbollistet e Tetovës me këtë rezultat të barabartë shënuan gjithsej 54 ose tre më shumë se konkurrenti i drejtpërdrejtë i Kamenica Sasës, i cili mbeti në vendin e dytë me 51 pikë.

Luboten kaloi në epërsi në minutën e 40-të me golin e brazilianes Harumi Goja, ndërsa mysafirët barazuan në minutën e 76-të të pjesës së dytë përmes Amerikanes Wallker.

Vitin e kaluar, Luboteni fitoi poashtu kampionatin. Me këtë sukses Ekipi nga Tetova do të garrojë direkt në kualifikimin e Champions ligës.
Është një arritje e madhe për Klubin Luboten por edhe për Tetovarët që na mbështetën në kampionat deri sa arritëm qëllimit të shpallemi dy her fitues u shpreh trajneri i ekipit Ivica Radonjiq.

Tetova kur bisedohet për futboll nuk ngeli pa trofe po në këtë rast futbollistet e Lubotenit në konkurencën e femrave u shpallën kampion në ndeshjen e fundit . Luboteni me 16 maj fituan kupën e Maqedonisë dhe dje gjithashtu u shpallën kampion i dyfishtë për këtë sezon.Tetova edhe njëherë nuk ngeli pa trofe.TS

Banner

Related posts

Diaspora infuzion ekonomik për Maqedoninë e Veriut

admin

Në muajin shkurt Rustemi do t’ia huq më pak me premtime sepse muaji ka më pak ditë!

Gjyla Halili

Vogëlushi nga Sellca me plis emocionon Ali Ahmetin

Gjyla Halili

Leave a Comment