SHQIPËRI

Daçiq: SHBA-ja e porositi Kurtin se duhet ta formojë Asociacionin

epa08248296 Minister of Foreign Affairs for Serbia Ivica Dacic attends a joint press conference with Chinese Foreign Minister Wang Yi (not pictured) following their meeting at Diaoyutai State Guesthouse in Beijing, China, 26 February 2020. EPA-EFE/ROMAN PILIPEY / POOL / POOL

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë porositur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë më herët se si Kosova, ashtu edhe Serbia duhet t’i kryejnë të gjitha obligimet e marra gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“Prishtina është mësuar të jetë e preferuara e Perëndimit dhe nuk është përballur me kërcënime deri më tani. Këtë që e kanë thënë amerikanët, nuk mund ta dëgjoni nga goja e evropianëve”, tha Daçiq për Televizionin Prva të Serbisë.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta, ai vlerësoi se tensionet në veri të Kosovës janë shkaktuar nga “veprimet e njëanshme të autoriteteve në Prishtinë”.

“Prandaj tani, në vend të normalizimit në Kosovë, kemi përshkallëzim të dhunës”, tha Daçiq.

Ai shtoi se zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë zgjidhje, por se tani “është më e rëndësishme të qetësohet situata”.

Daçiq tha se qëllim i Beogradit është që serbët t’i kenë të drejtat e tyre.

“Ne jemi të gatshëm ta mbrojmë popullin tonë, por shpresojmë se nuk do të ketë nevojë për këtë”, tha Daçiq.

Komuniteti ndërkombëtar diplomatik, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francës, si dhe vendet tjera të shteteve të QUINT-it, e kanë bërë Qeverinë e Kosovës fajtore për tensionimin e situatës në veri të vendit.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë./REL/.

Related posts

“Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz..”, dalin përgjimet e grupit të madh të të arrestuarve në Shqipëri

admin

“Ç’regjistroni bashkimin për fitore”/ Kërkesa e PD në KQZ, Berisha përgjigjet me padi në Kolegjin zgjedhor

admin

Sot shënohet 24 vjetori i themelimit të Forcave Ajrore Shqiptare

admin

Leave a Comment