KOSOVË

Trupi i Kosovës është i mbushur me plagë – drejtësia është i vetmi ilaç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përkujtuar martirët e Poklekut të ri të Drenasit dhe Studimes së Vushtrrisë.

Sipas tij, trupi i Kosovës i gjithi është i mbushur me plagë, të cilat për t´u shëruar kanë nevojë për drejtësi.

“25 vjet më parë, forcat e armatosura të Serbisë, vranë dhe zhdukën me forcë dhjetë civilë shqiptarë në Poklek të Ri. Për fatin dhe vendndodhjen e nëntë prej tyre nuk dihet ende. Një vit me vonë, më 31 maj 1999, në Studime, forcat serbe masakruan 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu. Në mesin e tyre, shtatë ishin fëmijë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje, kryeministri ka thënë se këto masakra, vrasje e zhdukje me forcë, sikurse edhe të gjitha masakrat tjera në Kosovë, janë dëshmi e pamohueshme e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

“Trupi i Kosovës i gjithi është i mbushur me plagë, të cilat për t´u shëruar kanë nevojë për drejtësi. Drejtësia është i vetmi ilaç. Është themeli i qëndrueshëm për paqe. U prehshin në paqe martirët dhe dëshmorët e Poklekut të Ri dhe Studimes”, ka shkruar ai./21Media

Related posts

Po të mos kishim ndërhyrë, tani do të mbanin zi për të vdekurit

admin

Vjosa Osmani sot bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

Gjyla Halili

Do të doja të arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Leave a Comment