KOSOVË

Nuk do ta ia dorëzojmë demokracinë grupit fashist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se demokracia nuk mund të suspendohet ose të jetë peng. Sipas tij, kryetarët shqiptarë të komunave në veri të Kosovës edhe përkundër jehonës së dobët në zgjedhje për shkak të bojkotit të serbëve ende janë të vetmit që kanë legjitimitet që të jenë në objektet e komunave dhe në shërbim të qytetarëve dhe kanë mbështetje të plotë nga pushteti në Prishtinë.

“Nuk do ia dorëzojmë republikën tonë demokrate këtij grupi fashist. Nëse dëshirojnë protesta të qeta, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, kanë kryeministrin i cili gjithë jetën e tij ka qenë aktivist politik dhe është më shumë se i gatshëm që t’i dëgjojë dhe ndoshta do të pajtohet me ta. . . në Kosovë kemi pluralizëm politik, me disa parti politike. Por, në komunitetin serb Beogradi nuk lejon ndonjë parti politike përveç asaj që e kontrollojnë. D.m.th. nuk ka pluralizëm politik. Nuk besoj se ka demokraci pa pluralizëm politik, pa të drejta të njerëzve. Kjo parti i nxori të gjithë partitë tjera nga gara dhe në fund i bojkotoi zgjedhjet”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Banner

Related posts

Kryeministri i Greqisë shpallë tri ditë zie kombëtare

admin

“Çka dreqin ju solli këtu?”, Von Cramon pyet policët në Zveçan

admin

Von Cramon ngre paralele mes protestave në Beograd dhe arrestimit të policëve të Kosovës

admin

Leave a Comment