SHQIPËRI

Begaj: I bëj thirrje autoriteteve kosovare të kenë maturi e të koordinohen me partnerë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka dënuar keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë.

Begaj thotë se asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Sipas tij, askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

“Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë. Asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”

“Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike. Por gjithashtu, i përsëris publikisht thirrjen time vëllazërore autoriteteve kosovare për më shumë durim e maturi dhe sidomos koordinim të ngushtë me partnerët tanë”, shkruan Begaj në Facebook./Insajderi

Banner

Related posts

“Mos vajti për lesh kjo botë o Fevzo, që Bajrami dhe Edi Rama drejtojnë Këshillin e Sigurimit të OKB”

admin

17 vite martesë dhe 4 fëmijë, shokon gruaja nga Shqipëria: Burri më tradhtoi me filipinasen

admin

“Prej kohësh kam marrëdhënie intime me vajzën”, Gjici njofton dorëheqjen

admin

Leave a Comment