KOSOVË

1 viktimë dhe 7 të plagosur, detaje nga aksidenti tragjik në Devoll

Banner

Një aksidenti  rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, ka marrë përmasa tragjike pasi një grua humbi jetën.

Viktima mësohet se është 50 vjeçarja Miranda Malolli e cila në momentin e aksidentit ndodhej në automjetin “Volkwasgen”.

Ndërkohë janë transportuar në spital 7 qytetarë  konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak, që bën fjalë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Kapshticë”, pranë fshatit Cangonj, ju informojmë se është përplasur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Banner

Related posts

Shqipëria merr presidencën e KS në OKB, Osmani: Të qëndrojmë bashkë!

admin

Viktima të një dhune të pakuptimtë

admin

Aleatët t’i bëjnë presion Serbisë që t’i respektojë obligimet që i ka marrë nga Ohri

admin

Leave a Comment