KOSOVË

Ushtria e Serbisë njofton për dislokim në afërsi të Kosovës

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, deklaroi se deri në orën 14:00, do të përfundojë dislokimi i plotë i formacioneve ushtarake, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiq, që nga e premtja ushtria të mbetet në gatishmëri luftarake, raportoi të hënën mediumi “Kontakt Plus Mitrovica”.

Ai deklaroi se njësitet janë të përgatitura për të ekzekutuar “çdo komandë, me shpresë për të gjetur një zgjidhje politike”.

“Unaza e KFOR-it më duket si një unazë që forcon mbrojtjen e Policisë së Kosovës…Sot ambasaodri amerikan në Prishtinë i quajti këta kryetarë të vetëshpallur, të zgjedhur nga zgjedhjet në kontejnerë, dy prej të cilëve u përgjigjeën, dy nga partia e Thaçit, e dy nga ajo e Kurtit”, deklaroi Vuçiq.

Ai shtoi se i takon politikës dhe diplomacisë të gjendet një zgjidhje.

Ministri serb shtoi se janë në komunikim me komandatin e KFOR-it.

Banner

Related posts

Shtetasi zviceran arrestohet në Kosovë, dyshohet se vrau një grua argjentinase

admin

Në Serbi flamujt në gjysmështizë, për tre ditë 17 viktima në dy vrasje masive

admin

Një pacient i vdekur nga zjarri në repartin psikiatrik në spitalin e Prishtinës

admin

Leave a Comment