KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës takon vëllanë e Adem Jasharit

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me Rifat Jasharin, vëllanë e komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, ministri i Mbrojtjes së Kosovës nënvizon se në rrugën e  zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, nuk kishin si të mungonin këshillat e bacës Rifat.

Mehaj shton se zhvillimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do të bëhet gjithmonë duke kujtuar rrugën, sakrificën dhe mundin e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë.

“Ai është heroi i gjallë mes nesh, i cili vazhdimisht përkujdeset që me mesazhet e tij të unifikoj të gjithë. Në rrugën që kemi përpara, vetëm bashkë mund të ecim. Baca Rifat i ka dhënë shumë kombit tonë dhe asnjëherë nuk ka marrë asgjë, ai është trashëgimia më e rëndësishme e qëndresës tonë heroike”, shkroi Mehaj.

Banner

Related posts

Rama kërkon që sektori privat të rrisë pagat

admin

Partia e Serbëve të Kosovës tërhiqet nga pjesëmarrja në zgjedhje

admin

Ja kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

admin

Leave a Comment