KOSOVË

Vazhdojnë hetimet për policët e lënduar, nga Policia e Kosovës thonë se janë larguar automjetet të vendosura si barrikada

Banner

Gjatë kryerjes së detyrës të premten në veri të Kosovës, pesë policë kanë marrë lëndime të lehta dhe katër automjete zyrtare janë dëmtuar .

Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se lëndimet e policëve kanë ardhur pasi protestuesit kanë hedhur mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare,.

Sipas Policisë, janë dëmtuar tri vetura të EULEX’it dhe disa vetura civile, përfshirë edhe ato të gazetarëve.

“Si pasojë e sulmeve pesë (5) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, janë dëmtuar katër (4) automjete zyrtare, njërës prej tyre iu ishte vënë zjarri duke u dëmtuar në tersi, janë dëmtuar disa vetura civile përfshirë të gazetarëve, si dhe tri (3) vetura të EULEX-it. Po ashtu në disa raste në lokacione të ndryshme janë dëgjuar të shtëna me armë, për të cilat po kryhen hetime në bashkëpunim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë me dije se ka larguar mjetet transportuese që ishin vendosur nëpër rrugë, në formë barrikadash.

“Individë/grupe të caktuara kriminale, përveç sulmeve ndaj zyrtarëve dhe mjeteve, kanë tentuar të bllokojnë rrugë të ndryshme me zhavor/gurë dhe mjete të rënda transportuese. Policia e Kosovës me qëllim të sigurimit të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, ka marrë masa për largimin e tyre dhe pastrimin e rrugëve në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente. Mjetet transportuese janë larguar, rrugët janë të lira për qarkullim, përderisa Policia e Kosovës ka angazhuar njësitet e saja për hetime dhe veprime të mëtejme policore”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar si “Cenim i Rendit Kushtetues & Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm & Dëmtim Asgjësim i Pasurisë”./21Media

Banner

Related posts

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikim të mirë në gjithë rajonin

admin

“Janë fillimi i ortekut të UÇK-së”, Ali Ahmeti në Kosovë, kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

admin

Vjosa Osmani sot bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

Gjyla Halili

Leave a Comment