KOSOVË

QUINT-i dënon veprimet e Kosovës në Veri

Shtetet e QUINT-it kanë reaguar përmes një komunikate të përbashkët për situatën në veri.

QUINT kanë dënuar vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës pavarësisht thirrjes për përmbajtje.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.”,, thuhet në komunikatë.

Po ashtu QUINT dënon sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan.

“Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse.”, thuhet në reagim.

Të premten gjatë tentimit të kryetarëve të rinj të të komunave në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan  u por u përballën me qytetarë serbë që bllokuan hyrjet e objekteve komunale.Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit, ndërkohë që nga incidentet mbetën të lënduar pesë policë, e po ashtu u dëmtuan katër automjete përfshirë edhe një e djegur./21Media

Related posts

Gjykata merr vendim për tre personat që dyshohen për sulmin ndaj Valon Sylës

admin

Rrëmbimi i policëve të Kosovës, reagon Rama

admin

Mali i Zi i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE

admin

Leave a Comment