KOSOVË

KFOR-i e cilëson si të dhunshme hyrjen e kryetarëve në zyra, bën thirrje për përmbajtje

Misioni i KFOR-it në Kosovë, e ka cilësuar si të dhunshme hyrjen e tre kryetarëve në ndërtesat e komunave.

Në reagimin e FKOR thuhet se kjo është  situatë është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejmë të tensioneve.

“KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në Komunat në veri të Kosovës ku janë shkaktuar një sërë përplasjesh nga hyrja e dhunshme e kryetarëve të sapozgjedhur në ndërtesat e komunave. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.”

“KFOR-i dënon me vendosmëri këto akte të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë”.

“Koordinimi midis të gjithë akterëve është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, thuhet në reagimin e KFOR-it/21Media

Banner

Related posts

Vrasja e Liridona Ademajt, ish-eprori i Policisë së Kosovës thotë që ka prova të mjaftueshme se kush mund të jetë kryerësi i veprës penale

Gjyla Halili

Kosova duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s, thotë delegacioni i Belgjikës

admin

Përvjetori i pavarësisë së Kosovës, të hënën ditë pushimi

Gjyla Halili

Leave a Comment