AKTUALE

AlternAtivA: Nënshkruhet deklarata politike për bashkëpunim me Lëvizjen Besa

Në frymë të kërkimit të mënyrave për artikulimin e zërit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sot – në hapësirat e Kuvendit – u takuan kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Arsye e këtij takimi ishte zyrtarizimi i gatishmërisë për të bashkëpunuar dhe për t’i bashkërenduar aktivitetet politike të të dyja partive në drejtim të ndërtimit të një kampi opozitar që, fillimisht, do t’i artikulojë dhe mbrojë interesat strategjike integruese të vendit, ato etnike shqiptare dhe, në përgjithësi, ato qytetare, ndërsa më tej do të synohet që ky bashkëpunim të shtrihet në nivele të tjera të ndërveprimit politik.
Duke qenë në një kapërcyell të rëndësishëm, kur procesi integrues po ngec, kur korrupsioni politik është bërë suksesi i vetëm i këtij pushteti, ndërsa të drejtat etnike shqiptare përsëri vihen në peshore të disfavorshme, momenti historik imponon që të gjitha forcat politike shqiptare, por jo vetëm politike, të bashkëpunojmë për ta deligjitimuar këtë qeverisje të korruptuar, të paaftë dhe të dëmshme për interesat e vendit dhe të shqiptarëve.
Për këtë qëllim, dy kryetarët, Gashi dhe Kasami, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, që është zotimi formal i dy partive përkatëse për ta zyrtarizuar këtë dakordim.
Për hapat e mëtejmë, për mundësitë e reja të bashkërendimit, si dhe për faktorët e tjerë që do t’i bashkohen këtij kampi, opinioni do të informohet më kohë.

Banner

Related posts

Nxënësit kthehen në bankat e shkollës, fillon sot viti i ri shkollor

Gjyla Halili

Mexhiti: 2 Maji mbetet një nga momentet më domethënëse të historisë sonë

Gjyla Halili

Diaspora Shqiptare në Illinois takim  me Zëvendës Shefen e Misionit të SHBA për të Drejtat dhe Zhvillimin në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Leave a Comment