KOSOVË

Të ulen tensionet në veri të Kosovës, që t’i jepet hapësirë procesit politik të dialogut

Banner

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherë edhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani sot ka vizituar Kosovën. Osmani pas takimit me homologen Donika Gërvalla tha se sa më i shpejtë të jetë integrimi në Bashkimin Evropian aq më i madh do të jetë përparimi i shteteve.

Osmani ka thënë se OSBE-ja e mbështet dialogun Kosovë-Serbi duke u bërë thirrje dy shteteve që të ecin përpara.

”Është kyçe për ne që të kalojmë në faqen tjetër dhe të shohim të ardhmen së bashku. Tentimet për bashkëpunim rajonal duhet të jenë të afërta. Dialogu gjithmonë në rajon ka qenë i frytshëm. Në Maqedoninë e Veriut na ka ofruar mënyrë të mirë për të ecur përpara, pavarësisht sfidave”, tha Osmani.

Osmani e ka theksuar rëndësinë e uljes së tensioneve në veri të Kosovës që dialogu të vazhdojë përpara.

“Ne e mbështesim këtë proces që kontribuon në stabilitetin rajonal. Siç e kam thënë edhe në Serbi, është e rëndësishme që të ulen tensionet në terren në veri të Kosovës, që t’i jepet hapësirë procesit politik të dialogut. OSBE-ja është e gatshme të mbështesë zbatimin e marrëveshjeve të arritura brenda dialogut”, ka thënë ai.

Osmani ka shtuar se institucionet e Kosovës duhet të bazohen në OSBE-në si burim kyç në dizajnimin dhe implementimin e reformave.

“Institucionet e Kosovës dhe komunitetet kanë bërë një progres të dukshëm së bashku në promovimin e institucioneve funksionale, demokratike, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”.

Osmani ka folur në konferencë për media pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Banner

Related posts

Shpresoj që pas heqjes së merakut, Albini do të konfirmojë takimin

admin

Pas takimit me Vjosa Osmanin, Rama takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën

admin

Tre policët duhet të kthehen sa më parë në shtëpi, jemi të fokusuar tek lirimi i tyre

admin

Leave a Comment