SHOWBIZ

Elon Musk merr lejen për të testuar çipin në trurin e njerëzve

Kompania Neuralink, në pronësi të biznesmenit amerikan Elon Musk, njoftoi se ka marrë miratimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të filluar testimin e projektit të çipit të trurit te njerëzit.

Sipas lajmit të BBC, llogaria e mediave sociale Neuralink e përshkroi miratimin e projektit të çipit të trurit nga FDA si “një hap të rëndësishëm që një ditë do të ndihmojë shumë njerëz”.

Në deklaratë thuhet se ekipi i Neuralink ka marrë miratimin falë bashkëpunimit të ngushtë me FDA-në dhe do të jepen informacionet e nevojshme për aplikimin për fazën eksperimentale.

Me projektin në fjalë, kompania Neuralink synon të trajtojë çrregullimet neurologjike si paraliza dhe verbëria si dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuar, falë mikroçipave që do të vendosen në tru.

Është vënë re se çipat, të cilët janë testuar më parë te majmunët, interpretojnë me sukses sinjalet në tru dhe i transferojnë ato në pajisje.

Ekspertët paralajmërojnë se studimet paraprake të implanteve të trurit të Neuralink duhet të bëhen me më shumë kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh shqetësimet e mundshme teknike dhe të sigurisë.

Banner

Related posts

Foto/ Shakira me pushime luksoze, ylli do të shkojë në ishullin që nuk shkon dot çdokush por vetëm miliarderët

admin

“Kam frikë mos më harron”/ Askush nuk e kishte vënë re, Olta përlotet çdo natë kur shtrihet

admin

Ftesë në 5 /“Kristi bën si filozof”, Gala Dragot flet për lojën e vëllait të saj në BBV

admin

Leave a Comment