SPORT

Panik në banesën e Kluivert

Tre hajdutë të maskuar grabitën shtëpinë e Justin Kluivert, duke përfituar nga mungesa e tij i cili ishte duke luajtur me Valencia.

Sipas dinamikës së rikontrukturuar nga “El Desmarque”, tre kriminelët prisnin që partnerja e lojtarit të dilte për të shëtitur qenin dhe thuhet se e kanë sulmuar dhe frikësuar, për të hyrë në shtëpinë e çiftit.

Pasi hynë brenda, të tre vodhën para, bizhuteri dhe sende të tjera personale me vlerë rreth 160 mijë euro.

Pas ngjarjeve, ka qenë partnerja e Kluivert që ka denoncuar në polici atë që ka ndodhur, e cila kishte pësuar lëndime të lehta, por mbi të gjitha një panik.

Kluivert, pasi mori vesh lajmin dhe u sigurua për gjendjen e partneres së tij, vendosi të qëndrojë me ekipin, i angazhuar në ndeshjen vendimtare ndaj Mallorca.

/BotaSot/

Related posts

Çmenduri arabe, oferta për Salah është e padëgjuar, kalon edhe CR7. Dorëzohet Liverpool, “peshkon” në Serie A pasuesin e egjiptianit

admin

Hidhet shorti për edicionin e ri të Ligës së dytë, kadetëve dhe juniorëve

admin

Martini nuk sheh ngërç te Teuta

admin

Leave a Comment