AKTUALE

Osmani:  Tragjedia në “Vladislav Ribnikar” na bashkoi në pikëllim

Orari i mësimit vazhdoi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, por trishtimi dhe tronditja nga tragjedia e humbjes së jetëve të pajajshme në moshë të re, tregojnë se situata për një kohë të gjatë nuk do të kthehet në normalitet.

Vendin e tragjedisë në Vraçar të Beogradit e vizitoi sot Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili vendosi lule në nderim të viktimave. Osmani është politikani i parë nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte në vendin e fatkeqësisë, që ndodhi më 3 maj.

Osmani, në profilin e tij në Facebook, ka shprehur respektin për viktimat e pafajshme nga të shtënat e tmerrshme dhe ngushëllimet e sinqerta për familjet dhe miqtë e atyre që kanë humbur jetën, por edhe për të gjithë popullin serb.

Të ballafaquar me këtë tragjedi të paimagjinueshme, e një rëndësie thelbësore është që ne të bashkohemi për të ndarë humbjen dhe dhimbjen dhe për të ofruar mbështetje të prekurve nga ngjarja. Vetëm në këtë mënyrë do të konfirmojmë se jemi të gatshëm të parandalojmë incidente të tilla të tmerrshme që mos të ndodhin në të ardhmes”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Dhimbjen që e ndjejnë më të afërmit është e është e pamatshme dhe e pazëvendësueshme, ka shkruar Osmani dhe ka shtuar se OSBE-ja e ndan dhimbjen e tyre dhe ofron mbështetje të plotë për tejkalimin e situatës.

“Kujtimi i viktimave le të jetë nxitje për të gjithë ne që edhe më shumë të punojmë për të ardhme më të sigurt, ku shkollat janë simbol i dijes dhe miqësisë”, ka shkruar Osmani.

Banner

Related posts

Ahmeti: Sanksionet e BE-së dhe ShBA-së ndaj Kosovës duhet të jenë alarm për Qeverinë

Gjyla Halili

Nikolloski: Janë lëshuar në shfrytëzim 17 km të autostradës Gostivar-Bukojçan

Gjyla Halili

Bujar Osmani: BDI ka marrë tre vendime pas shpalljes së Ramiz Merkos në listën e zezë të SHBA-së

admin

Leave a Comment