SHQIPËRI

Shqiprim Arifi publikon dokumente, ngre dyshime se si kushëriri i Besnik Bislimit mori para nga Qeveria Kurti

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka ngritur dyshime se Faton Bislimi, kushëriri i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka marrë rreth 150 mijë euro nga Qeveria Kurti.

Arifi ka publikuar disa dokumente në profilin e tij në Facebook, mbi të cilat ka shkruar se në llogarinë bankare të kushëririt të Besnik Bislimit kanë shkuar rreth 150 mijë euro nga pushteti i Kurtit nën arsyetimin për ‘lobim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Washington”

Tutje, Arifi ka pyetur se përse parat e dedikuara për shqiptarët e Luginës kanë shkuar në adresë të Faton Bislimit.

Saherë që Qeveria Kurti ndante mjete për të ashtuquajturin “lobim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Washington”, mjetet financiare – rreth 150 mijë euro, derdheshin në llogarinë bankare të Faton Bislimit, familjarit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Pse pikërisht fondet e dedikuara për shqiptarët e Luginës duhet të derdhen në llogarinë bankare të familjarit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi? Si 150 mijë euro për 3 vizita?“, ka shkruar Arifi.

Ndryshe, sot Faton Bislimi njoftoi për dorëheqjen e tij nga pozita e anëtarit të kryesisë së LDK-së. I njëjti po dyshohet për keqpërdorimin e 50 mijë eurove nga 1.2 milion eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Bislimi i LDK-së njoftoi largimin nga kryesia e këtij subjekti politik për çështje parimore, derisa hodhi akuza në drejtim të kryesisë.

“Zgjedh LDK-në e idealeve dhe pragmatizmit politik, jo atë të interesave personale e grupore; LDK-në e atyre që sakrifikuan e nuk u lodhën asnjëherë së punuari për liri, demokraci e pavarësi, jo atë të lartësimit të përfituesëve e tregtarëve politikë; LDK-në e vlerësimit dinjitoz të figurave themeltare e të të rënëve të saj, e jo atë të homazheve fallso para varreve të tyre; LDK-në e miqësisë permanente me SHBA-të, jo atë të thirrjes me zë të shterur në këtë miqësi vetëm për poena politikë; LDK-në e aktivistëve e kontributdhënësëve, jo atë të titullarëve!”, deklaroi ai.

Në kallëzimin penal e ngritur nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në keqpërdorimin e parë pretendohet se 50 mijë euro janë deponuar në llogarinë e kushëririt të Besnik Bislimit.

Kompania e Faton Bislimi “Washington International Affair Institute” – po dyshohet të jetë hapur 8 muaj para ndarjes buxhetore të qeverisë.

“Washington International Affair Institute L.L.C është kompani e hapur me datë 3 shtator 2021, pra 8 muaj para vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për transferimin e mjeteve. Kjo kompani figuron në emër të Faton Bislimit, Kushëririt të zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi dhe mik i liderëve te PVD-së i cili vitet e fundit i ka shpeshtuar vizitat në Luginë si dhe ishte shoqërues i përkohshëm i përfaqësuesve të Luginës në SHBA. Pra 50,000 euro të Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës u bartën në llogari të Faton Bislimit respektivisht në kompaninë e tij Washington International Affair Institute L.L.C”, thuhet në kallëzim penal. 

Related posts

Kompania e krijuar nga drejtorët e bashkisë së Tiranës është nën hetimet nga SPAK

Gjyla Halili

Prokuroria nis hetimet për Safet Gjicin

admin

Zgjedhjet e 2025/ Pak ditë para nisjes së turit të takimeve me diasporën, Rama thirrje shqiptarëve në Greqi: Mezi pres të takohemi!

Gjyla Halili

Leave a Comment