AKTUALE

Kryetari Ahmeti përkujton 10 anëtarët e familjes Zymberi në 22 vjetorin e rënies së tyre

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies së 10 anëtarëve të familjes Zymberi në konfliktin e vitit 2001.

Sot, i madh e i vogël përkujtojmë me dhimbje Selvijen, Mersimin, Nealin, Hisnijen, Jenuzin, Valbonën, Syzanën, Nerimanen, Fitimin dhe Fitoren, shkruan mes tjerash Ahmeti.

Postimi i plotë i z. Ali Ahmeti:

Në këtë 22 vjetor përkujtojmë familjen Zymberi, humbje kjo e dhimbshme por që lëvizi historinë tonë më të re.

Sot, i madh e i vogël përkujtojmë me dhimbje Selvijen, Mersimin, Nealin, Hisnijen, Jenuzin, Valbonën, Syzanën, Nerimanen, Fitimin dhe Fitoren.

Sakrifica e madhe e anëtarëve të familjes Zymberi i tregoi botës dhe gjithë shqiptarisë se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për komb dhe atdhe!

Banner

Related posts

Akademi solemne me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase, nën patronatin e Siljana-Davkovës

Gjyla Halili

FAMULLITARI DOM SHTJEFNI:NËNA STANE – NËNA E USHTARËVE TË UÇK-SË

Gjyla Halili

Tony Gojçaj emërohet kryetar i shoqatës “Malësia e Madhe” Miçigan, Dedivanaj: Gëzuar dhe lulëzoftë uniteti dhe bashkëpunimi ynë!

Gjyla Halili

Leave a Comment