SHQIPËRI

“The Sun” e quan Ksamilin “Maldivet e Evropës”

Plazhet e Shqipërisë jo rrallë herë janë renditur nga media ndërkombëtare në mesin e vendeve që duhen vizituar nga turistët.

E fundit erdhi nga mediumi britanik “The Sun”, i cili e cilësoi Ksamilin si “Maldivet e Evropës”.

“The Sun” shkroi për vizitën e një gruaje në Ksamil, e cila, përmes disa videove në TikTok, tregoi bukuritë e këtij vendi dhe foli për çmimet e volitshme të ushqimit dhe akomodimit.

Më poshtë artikulli i plotë i “The Sun”:

Një nënë ka treguar se si i ka vizituar “Maldivet e Evropës” dhe pse ra në dashuri me këtë vend.

Për shumë njerëz plazhet me rërë të bardhë dhe ujëra e pastër blu i bëjnë Maldivet një destinacion të preferuar. Por arritja atje nuk është gjithmonë aq e lehtë.

Fluturimet janë të gjata dhe të shtrenjta, që do të thotë se njerëzit përfundojnë duke kërkuar alternativa më afër shtëpisë.

Megjithatë, një grua, përmes një videoje në TikTok, zbuloi se sa e lehtë është të arrish diku me pamje të ngjashme me Maldivet, pa pasur nevojë të largohesh nga Evropa.

Ajo ka shpjeguar se si mund të shkohet në Ksamil të Shqipërisë, vend të cilit i referohet si “Maldivet e Evropës” dhe saktësisht se çfarë mund të presin vizitorët.

Pamjet e saj janë parë më shumë se një milion herë në TikTok, ku ajo dhe familja e saj shihen duke shijuar plazhet me rërë me ujëra blu, si dhe perëndimin e diellit nga ballkoni i hotelit.

Për më tepër, plazhi ishte shumë i qetë, që do të thotë se pushimet e saj dukeshin të qeta dhe relaksuese.

Njerëzit u mahnitën nga ajo që panë në video dhe thanë se do ta vizitonin vetë.

Në një video të veçantë, gruaja shpjegoi se si arriti atje shumë lehtë.

Ajo tha: “Ne vazhdojmë të dëgjojmë për Maldivet e Evropës, kështu që le ta shohim. Ka disa gjëra që duhet të bëjmë për të arritur atje, e para është të marrim një fluturim për në Korfuz. Tani që jemi në Korfuz po i drejtohemi portit dhe marrim një traget për në Sarandë në Shqipëri”.

Përveç vendpushimit dhe sa e thjeshtë ishte për të arritur atje, ajo ishte gjithashtu e kënaqur me atë se sa e përballueshme ishte gjetja e akomodimit të përshtatshëm.

Ajo vazhdoi: “Ne kemi rezervuar një apartament qendror me dy dhoma gjumi për vetëm 220 euro për gjashtë net. Është një bazë e shkëlqyer për të shijuar plazhet e shumta të bukura, por edhe për të eksploruar disa vende të mrekullueshme afër. Sapo kemi shpenzuar 5.75 euro në supermarket për të ushqyer pesë persona. Ne jemi absolutisht të dashuruar me Shqipërinë”.

Për ata që nuk janë të interesuar të marrin një traget nga Korfuzi, ka një mënyrë edhe më të lehtë për të arritur në Ksamil nga Mbretëria e Bashkuar.

Linjat direkte lidhin Shqipërinë me Londrën, Mançesterin, Birminghamin, Bristolin dhe Newcastle. /Klankosova.tv

Related posts

Dy të vdekur nga rrokullisja e një autobusi në Mal të Zi

admin

Skandali seksual, botohet në Fletoren Zyrtare shkarkimi i Gjicit si kreu i Bashkisë së Kukësit

admin

Nesër mbledhja e dytë mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi, publikohet axhenda

admin

Leave a Comment