AKTUALE

Lladrovci pret në takim kampionët e Ligës së parë, F.C. Feronikeli ’74: Krenar me juve!

Banner

Kryetari i komunës së Drenasit, ka pritur so të takim, kampionët e Ligës së parë të Kosovës, trajnerin dhe stafin teknik të F.C. Feronikeli ’74, të cilët i uroi dhe theksoi se ai dhe qytetarët e komunës së Drenasit ndjehen krenar me ta, lojën e bukur dhe kualifikimin në Superligën e Kosovës.

Lladrovci ka cekur se “fhehtësia e suksesit të Feronikeli ‘74, ka qenë shpirti triumfues në lojën ekipore, loja e bukur dhe me shumë përkushtim e secilit lojtar, puna e trajnerit, anëtarëve të shtabit teknik dhe personeli përcjellës. Besoj, ky unitet do të bartet edhe në Superligë”.

Postimi i plotë i tij:

Me kënaqësi, prita në takim kampionët e Ligës së Parë të Kosovës, anëtarët më të rinj të Superligës, lojtarët, stafin dhe personelin e F.C. Feronikeli ’74. Në takim, theksova se me angazhimin e secilit, bashkë na kanë bërë krenar dhe me shumë emocione arritëm të bëhemi pjesë elitare në futbollin e Kosovës.

Ekipi, trajneri, lojtarët dhe stafi teknik gjatë tërë vitit, ka qenë tepër të motivuar, me energji të shtuara edhe pse me lojtarë të rinj por me vendosmëri fituan ndeshje dhe pikë për të hyrë në Superligë. E kam përjetuar çdo ndeshje, dhe kam marrë pjesë nga tribunat kurdo që më është dhënë rasti.

Fshehtësia e suksesit të Feronikeli ‘74, ka qenë shpirti triumfues në lojën ekipore, loja e bukur dhe me shumë përkushtim e secilit lojtar, puna e trajnerit, anëtarëve të shtabit teknik dhe personeli përcjellës. Besoj, ky unitet do të bartet edhe në Superligë.

I falënderova të gjithë të pranishmit për këtë arritje të madhe, trajnerin dhe stafin teknik, duke falënderuar edhe donatorët tanë me tifozët besnikë të cilët u gjenden pranë nesh në çdo situatë.

Po ashtu, i falënderoj të gjithë ata që më uruan për hyrjen e Feronkelit ’74 në Supërligë, deputetët, kryetarët e komunave, drejtuesit e futbollit në nivel nacional dhe lokal dhe dashamirët e shumtë.

“Feronkeli ’74, do të vazhdojë të na bëj krenar edhe më tej, me besimin e plotë se e kemi merituar respektin, sepse ofrojmë respekt në frymën e sportdashësve të vërtetë.

Banner

Related posts

MASH: Formimi i gjeneratave të reja është përgjegjësi e të gjithë shoqërisë dhe të gjithë faktorëve

admin

Lladrovci: Kemi shqetësim pse kompleksi industrial “Feronikeli” nuk ka gjetur përkrahjen nga niveli qendror

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Më preku ikja e kujdestarit të klasës sime, udhërëfyesit të vërtetë profesori Mahi Halili

Gjyla Halili

Leave a Comment