KOSOVË

200 të burgosur shqiptarë do kthehen në Shqipëri brenda 2 vitesh

Shqipëria nis implementimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania.

Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

“Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

Marrëveshja u nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik, Rishi Sunak në dhjetor të vitit 2022.

Banner

Related posts

Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën

admin

Policia bregdetare greke shpëton 100 migrantë

admin

Sërpska s’e njeh Kosovën, ambasadori i Bosnjës votoi në KE jashtë procedurave

admin

Leave a Comment