SHQIPËRI

“E pashë rastësisht dhe e vrava”, zbardhet dëshmia e të dyshuarit për vrasjen në Kavajë

Habib Rexha u vetëdorëzua sot, 2 ditë pasi vrau me një plumb në kokë Arjan Gosën në Kavajë, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij 2 muaj më parë.

Në dëshminë e tij në polici, Rexha ka thënë se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën dhe se në makinë ka qenë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.

Rexha është shprehur se nuk e kishte planifikuar krimin, por rastësisht kishte parë Gosën dhe kishte vepruar nga gjaknxehtësia.

“Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arjan Gosën në kafene me babanë e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur. E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë”, mësohet të ketë thënë Rexha në polici, raporton euronewsal.

Related posts

Kryeministri Rama do të nisë podcastin e tij: Flasim edhe me kundërshtarë, të ftuar politikanë e artistë

admin

Rama i përgjigjet akuzave dhe kritikave: Ata që shajnë për draft-Statutin e kanë një frikë

admin

Mediat në Serbi: Kompanitë kosovare transportojnë serbët e veriut në tubimin e Vuçiqit në Beograd

admin

Leave a Comment