AKTUALE

Izet Mexhiti: Ne ende e kemi Ali Ahmetin lider, ai është figura kryesore, themelues dhe është rëndë ta mendojmë BDI-në pa të

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, duke diskutuar për përjashtimin e 5 anëtareve të BDI-së, përfshirë edhe vetë atë, tha se shkarkimi i tyre nuk i rregullt. Ai tha se ata i ka emëruar Kongresi dhe vetëm ai mund t’i shkarkojë, nuk mundet të shkarkohen me deklarata të paqarta.
“Unë si nënkryetar, Blerim Bexheti si sekretar organizativ, anëtarët e tjerë të kryesisë, janë të zgjedhur nga Kongresi. Në këtë mënyrë nuk mundet që një organ të zgjedhi dhe tjetri të shkarkon. Meqë duan të thirren si front evropian duhet t’u qëndrojnë vlerave evropiane, kështu që ne mandatin e kemi nga Kongresi dhe jemi aty prej ditës së parë, sidomos me këto sqarime që krijojnë amulli”- tha Mexhiti.
Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, duke diskutuar për përjashtimet në BDI, tha se ditën e mbledhjes, të premten e kaluar, Ali Ahmeti tha se nuk ka në rend dite shkarkime, të nesërmen nëpërmjet një komunikate u përjashtuam. Sipas Mexhitit kjo është kontradiktore dhe për të “Lobi i kazinove” duke iu referuar zëvendëskryeministrit Grubi, e ka hutuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
“Në hyrje të mbledhjes, ditën e premte, Ali Ahmeti tha se nuk ka në rend dite shkarkime, por ka konsulta për organizimin e degëve. Të nesërmen del komunikata, ku përmendën përjashtimet nga partia. Këtu më shkon mendja se lobi i kazinove ia ka marrë mendjen kryetarit. Mbrëmë e ndoqa me vëmendje sekretarin gjeneral, Faton Ahmetin, ku e vendosi në pozitë të keqe kryetarin, sepse tha se para mbledhjes Ali Ahmeti i kishte thënë mos e fto Grupin e zjarrit.”- tha Mexhiti.
Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, kritikoi ashpër shkarkimin e tyre nga BDI-ja. Ai tha se nëse ata u përjashtuan vetëm sepse u larguam nga një mbledhje, ku është mendimi ndryshe në BDI, që aq shumë fortë përmendet. Mexhiti tha se ky është një mesazh i keq për të rinjtë që duan të futen në politikë, sepse nëse mendon ndryshe nga lideri atëherë karriera jote mbaron aty. Por e gjitha kjo që ndodhi, sipas Mexhitit, është punë e Artan Grubit dhe se de facto ai është kryetar i BDI-së.
“Nëse kjo që na ndodhi ne, që jemi këtu prej themelimit të partisë, kur figurave të këtilla iu ndodh kjo pse lëshojmë mbledhjen, cila është porosia e anëtarëve të rinjtë, është porosia që nuk guxojnë të mendojnë ndryshe. Apo cila është porosia për gjeneratat e reja që duhet të futen në BDI apo në politikën shqiptare. Që shqiptarët duhet të mendojnë vetëm si mendon lideri dhe Artan Grubi. Në momente kam dilemën se lider de facto është Artan Grubi.”- tha Mexhiti.

Related posts

Haziri: Kemi Qeveri që ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese dhe nuk zbaton vendimet e gjykatës

admin

Bujar Osmani: Faleminderit mbi 120,000 herë!

Gjyla Halili

Vetëm 169 bullgarë nga Maqedonia e Veriut u regjistruan për të votuar në zgjedhjet e 2 prillit në Bullgari

admin

Leave a Comment