SPORT

Rugova: Zyrtarisht po nis projektin e radhës për rinovimin dhe transformimin e 15 fushave të para

Banner

Drejtori për sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, angazhohen me gjithë arsenalin që ka, për të krijuar kushte më të mira në infrastrukturë sportive.

Rugova sot e ka vizituar lagjen Kolovicë të Prishtinës.

“Sot isha në Kolovicë, për të evidentuar gjendjen e mjerueshme të fushës së jashtme sportive.

Fatkeqësisht, në gjendje të tillë janë edhe shumë fusha të tjera në Komunën e Prishtinës.

Prandaj, sot, zyrtarisht, po nis projektin e radhës për rinovimin dhe transformimin e 15 fushave të para në mbarë kryeqytetin.

Projekti do të vazhdoje edhe në fazën e dytë – ku asnjë fushë nuk do ta lemë pa rregulluar.

Prishtina është dhe do mbetet qytet i Sportit!

S’ka mu ndal”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Drama e Superligës së Kosovës përfundon në javën e parë të qershorit

admin

“Ne na kanë ardhur lojtarë nga Shqipëria dhe nuk i kemi marrë për respekt”! Vazhdon turpi në Kosovë, zyrtari i FFK: Kam dyshime si u rregullua dokumenti për Mujën dhe Dakun

admin

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Gjyla Halili

Leave a Comment