KOSOVË

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 17-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Baldushk të Tiranës. Një 17-vjeçar me iniciale Sh. V. ka humbur jetën. Sipas policisë, i riu ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është përplasur me bordurën anësore, por plagët kanë qenë shumë të rënda dhe nuk ka mbijetuar dot.

“Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e tyre.

Banner

Related posts

Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale

admin

Asociacioni është detyrim i Kosovës, të nisë menjëherë, pa vonesa dhe pa kushte

admin

Priten pasoja nëse nuk zbatohet Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Leave a Comment