Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka lavdëruar skuadrën e Arsenalit për faktin se ata i bën presion të madh deri në javët e fundit para shpalljes kampion të Anglisë.
Megjithatë, trajneri i Cityt pranoi se skuadra e tij duhet të fitojë edhe Ligën e Kampionëve për t’u konsideruar si një skuadër e madhe.
City u konfirmua si kampion i Anglisë për herë të pestë në gjashtë vjet dhe një sezon të tretë radhazi pasi Arsenali humbi ndaj Nottingham Forest të shtunën.
“Ka një tendencë për të nënvlerësuar, por ata janë fitues. Ne e mposhtëm Arsenalin, por ata janë të jashtëzakonshëm. Ata duhet të jenë krenarë për atë që kanë bërë. Për mua ata janë fitues”, tha Guardiola.
Ai më tutje e vlerësoi skuadrën e Artetas edhe për mosdorëzim deri në fund të kampionatit në luftën për titull.
“Më bënë të mendoj shumë se çfarë duhej të bëja për t’i mposhtur dhe na e bënë punën shumë të vështirë. Pamëshirshmëria dhe mosdorëzimi dhe ndjenja se duhej të fitonim ndryshe nuk do të ishte e mundur, na ndihmoi shumë. Arteta është treguar i jashtëzakonshëm. Ai i ka kthyer ata në atë që Arsenali ishte në të kaluarën. Ngjashëm me Liverpoolin në sezonet e mëparshme, ata na çuan në kufijtë tanë”, tha në fund Arteta.
Por, përtej Premier Ligës, Guardiola kërkon edhe Ligën e Kampionëve.
“Ne kemi ndjenjën se kemi bërë diçka të jashtëzakonshme në aspektin e Premier Ligës, por sigurisht që të konsiderohemi një nga më të mëdhenjtë në Evropë, duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve.”
/BotaSot/