KOSOVË

Partitë bullgare arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë, me rotacion

Partia bullgare e qendrës së djathtë, GERB, njoftoi se ka arritur marrëveshje me Ne Vazhdojmë Ndryshimin-Bullgaria Demokratike, për të formuar qeverinë e re.

E nominuara e GERB-it për postin e kryeministres, Maryia Gabriel, dhe lideri i partisë Ne Vazhdojmë Ndryshimin, Nikolay Denkov, kanë rënë dakord që të dy të kenë pozitën e kryeministrit, përmes një rotacioni çdo nëntë muaj, njoftoi Gabriel gjatë një konference për media më 22 maj.

GERB fitoi zgjedhjet e 2 prillit, që ishin zgjedhjet e pesta parlamentare të mbajtura në Bullgari në dy vjetët e fundit. Kjo parti siguroi 26.5 për qind të vota, apo 69 ulëse në Parlament. Partia Ne Vazhdojmë Ndryshimin-Bullgaria Demokratike doli e dyta me 24.5 për qind të votave, duke fituar 64 mandate. Që të dy këto parti kanë 133 ulëse në Parlament, duke krijuar një shumicë në Parlamentin prej 240 ulësesh.

Sipas marrëveshjes, koalicioni qeverisës do të ketë agjendë pro-Bashkimit Evropian, anëtarësimin në Zonën Schengen dhe adaptimin e monedhës euro në mesin e prioriteteve kryesore. Po ashtu, prioritet është vendosur edhe luftimi i ndikimit rus në sektorin e sigurisë së Bullgarisë./Euronews

Banner

Related posts

Nëse serbët në veri duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që është i gatshëm t’i dëgjojë

admin

Greqia mund ta njeh së shpejti pavarësinë e Kosovës, thotë Albin Kurti

admin

Shtëpia ku vdiqën dy persona nga vërshimet në Pejë s’ka leje

admin

Leave a Comment