SPORT

Ancelotti kapet me gazetarët për Viniciusin

Banner

Carlo Ancelotti hyri në një seri diskutimesh të tensionuara me reporterët spanjollë mbi abuzimin racist ndaj sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior, nga tifozët e Valencias.

Fyerjet ishin aq të rënda në ndeshje sa që gjqytari e ndaloi lojën në “Mestalla”.

Kur ndeshja rifilloi, u pa një Vinicius dukshëm i nervozuar dhe u përjashtua pastaj me karton të kuq pasi goditi një futbollist kundërshtar.

Valencia fitoi 1-0, por Ancelotti nuk ishte në humor për të folur për futbollin në intervistën pas ndeshjes.

“Jam shumë i zemëruar. Ajo që ndodhi është e turpshme. I gjithë stadiumi e quajti Vinicius ma*m*n dhe unë mendoj se La Liga ka një problem shumë serioz me këtë”, tha ai pas ndeshjes.

“E pyeta Vinicius nëse donte të vazhdonte të luante, por gjithashtu duhej t’i thoja se nuk ishte fajtori, ai ishte viktima dhe nuk është e drejtë që viktima duhet të largohet nga situata.

Banner

Related posts

EURO 2024″/ Jo vetëm Shqipëria në fushë, por edhe Franca me Holandën! Ja të gjitha ndeshjet e ditës së sotme

admin

Xabi Alonso ka vendosur se cilën skuadër dëshiron ta drejtojë sezonin e ardhshëm

Gjyla Halili

Sot mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, Real Madrid dhe Bayern Munich luftojnë për finalen e madhe

Gjyla Halili

Leave a Comment