SHOWBIZ

Dua Lipa duket e dashuruar në krahët e Romain Gavras

Dua Lipa dukej më e dashuruar se kurrë teksa u shoqërua me të dashurin e ri Romain Gavras në Hotel du Cap-Eden-Roc gjatë Festivalit të Filmit në Kanë të dielën.

Këngëtarja 27 vjeçe, u pa në krahët e të dashurit të saj të ri, ndërsa çifti ecte nëpër hotelin e tyre.

Ajo ishte e gjitha e buzëqeshur teksa foli me regjisorin, i cili është ish-i dashuri i Rita Orës, në një ballkon, pasi konfirmuan lidhjen e tyre në muajin mars.

Çifti që deri më tani e kanë mbajtur lidhjen e tyre shumë private nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa ecnin bashkë.

Këngëtarja e hitit “New Rules” kishte veshur një palë xhinse xhins të kaltra dhe sipër tyre një bluzë të zezë.

Ndërkohë Romain ishte veshur me një këmishë të kaltër gjysmë të zbërthyer të cilën e kombinoi me një palë pantallona të shkurtra./21Media

Banner

Related posts

A e përmirëson marrëdhënien tuaj shikimi i filmave me partnerin? Ja çfarë thotë studimi

admin

30 vjeçarja britanike nis kërkimin e 19-vjecarit që është baba i fëmijës së saj, pas natës ‘së dehur’ në Tenerife (fotot)

admin

“Do doja të isha biseksuale…”, Tea Trifoni habit me deklaratën e fundit

admin

Leave a Comment