SHQIPËRI

Vrasja e dyfishtë – Ky dyshohet të jetë motivi i hakmarrjes në Kavajë

Edmond Gosa, vëllai i Arian Gosës që mbeti i vrarë në Kavajë përgjatë së dielës, u vra në mars të këtij viti.

Siç raportonin mediat në Shqipëri, Edmond Gosa kishte goditur me thikë Altin Rexhën prapa shpine.

Ky i fundit pasi ka rënë në tokë, ka nxjerrë armën që mbante me vete dhe e ka qëlluar për vdekje Edmond Gosën.

Si pasojë asnjëri prej tyre nuk i ka bërë ballë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë.

Arian Gosa përgjatë së dielës mbeti i vrarë në një kafiteri në Kavajë.

Ai ka qenë i ulur në lokal me një person tjetër dhe në këtë moment, dikush është afruar dhe e ka qëlluar.

Motivi i vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja, si pasojë e ngjarjes së lartcekur në mars, ku mbeti i vrarë vëllai i Arianit, Edmond Gosa.

Banner

Related posts

Nuk plotësonin kuotën gjinore, KQZ nuk regjistron listën e kandidatëve për këshill bashkiak të Tiranës të Marko Dajtit

admin

Kandidatët e PS për bashkitë! Mblidhet kryesia socialiste për emrat që do garojnë në 14 Maj

admin

Sot opozita debat me Ramën në Kuvend për çështjen McGonigal

admin

Leave a Comment