KOSOVË

Vijojnë përpjekjet për t`i sjellë autorët para drejtësisë

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 24-vjetorin e masakrës së Stagovës në Kaçanik. Presidentja Osmani shprehet se kujtimi për martirët e Stagovës është i përhershëm ndërsa thekson se vijojnë përpjekjet  për t`i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë.

“24-vjet më parë forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut vranë 13 banorë të fshatit dhe dogjën gjysmën e shtëpive. Qëllimet barbare të regjimit kriminal ishin evidente: shfarosja dhe spastrimi etnik. Kujtimi për martirët e Stagovës është i përhershëm, sikurse edhe përpjekja e vazhdueshme për t`i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë”, shprehet Osmani.

Më 21 Maj 199 u vranë 13 banorë të fshatit Stagovë të Kaçanikut.  21 maji 1999 pos që solli dhimbje të pashërueshme për banorët e këtushëm, kjo datë do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjen e bagëtive.

Related posts

Të dielën zgjedhje në 4 komunat serbe në veri të Kosovës

admin

​Serbët fillojnë të mblidhen në Manastirin e Graçanicës për “Vidovdan”

admin

Bill Clinton më 4 korrik do të vizitojë Tiranën

admin

Leave a Comment