Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vlerëson atë që e quan marrëdhënie të veçantë me homologun rus Vladimir putin, në një intervistë ekskluzive për gazetaren Backy Anderson tw CNN, në prag të balotazhit presidencial me rivalin Kemal Kilicdarollu më 28 maj. Ai gjithashtu kritikon presidentin Joe Biden që e quajti një autokrat gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2020.
Pjesë nga intervista ekskluzive e Erdogan në CNN
Zgjedhjet në Turqi
Becky Anderson: Deri të dielën e kaluar ju kishit fituar pa problem çdo zgjedhje ku keni marrë pjesë. Është një rekord i jashtëzakonshëm përgjatë 20 viteve. Tani, lidershipi juaj është sfiduar dhe ju po garoni në balotazhin e parë presidencial në historinë e Turqisë. Sa besim keni?
Erdogan: Konkurrenti i tanishëm na sfidon prej 15 herësh tashmë dhe është mundur çdo herë që na ka sfiduar. Kjo është një përvojë e re për demokracinë turke. Kam besim se njerëzit e mi do të marrin dalin në votime për një demokraci turke të fortë të dielën e ardhshme, sepse në raundin e fundit pjesëmarrja ishte 90%, tepër domethënëse. Është e paprecedentë në nivel botëror. Dhe shpresoj që njerëzit tanë nuk do të na zhgënjejnë.
Deklaratat e Biden
Becky Anderson: Në prag të raundit të parë, ju u thatë mbështetësve tuaj se presidenti amerikan kishte dhënë instruksione, citoj “për t’iu rrëzuar nga pushteti”. A keni dëshmi që tregojnë se presidenti amerikan po përzihet në këto zgjedhje në Turqi dhe se ka dhënë insturksione për “t’iu rrëzuar nga pushteti”?
Erdogan: Deklarata e zotit Biden për këtë çështje para se ai të zgjidhej fatkeqësisht është regjistruar në televizion. Ne i dëgjuam fjalët e tij dhe u mërzitëm. Më vonë fola me të për këtë çështje në një samit ndërkombëtar. Dhe i thashë që ishte thellësisht i mërzitur nga fjalët e tij. Dhe se nuk e prisja këtë prej tij.