SHQIPËRI

Zbulohen 70 bimë opium në Vlorë, arrestohet 54-vjeçari (VIDEO)

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike të llojit opium është goditur nga Policia e Vlorës në fshatin Drithas.

Policia ka arrestuar një 54-vjeçar të identifikuar si Tolem Lamaj, pasi në një ambient të hapur, në tokën e tij, u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Opium”.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, zbulohet një ambient i hapur ku ishin mbjellë 70 bimë të dyshuara opium.

Vihet në pranga 54-vjeçari, i dyshuar si kultivues i tyre.

Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimim dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacionet e marra falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Opium”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e shtetasit T. L., u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Related posts

Zgjedhjet e 14 majit/ Tërhiqet edhe kandidati i PD-së në Krujë: S’bëhem pjesë e asnjë farse politike

admin

Mediat serbe: Lirohet edhe një i dyshuar tjetër që u arrestua për sulmet në veri ndaj gazetarëve

admin

“Një ditë shqiptare në Tokio”/ Rama takon komunitetin shqiptar në Japoni

admin

Leave a Comment