SPORT

Allegri nën akuzë por ka besimin e drejtuesve

Një tjetër sezon pa trofe, dhe në Itali, tashmë projektin e Juventusit mediat e quajnë të falimentuar.

Humbja ndaj Sevillas në Europa League, ka ngritur shumë pikëpyetje për Allegrin dhe gjithë projektin bardhezi.

Është viti i dytë radhazi që Juventusi duhet ta mbyllë sezonin pa trofe, dhe për më tepër me shumë probleme jashtë fushës. Mes luftës në gjykatë dhe asaj në fushë, bardhezinjtë nuk po shohin ditë të bardha prej kohësh, përveç shpresës që erdhi kur iu rikthyen 15 pikët e hequra pas skandalit me plusvalencat.

Në Champions League u eliminua që në fazën e grupeve duke grumbulluar vetëm 3 pikë, ndërsa në Serie A, këtë sezon së bashku me të gjitha skuadrat e tjera, nuk kanë arritur ta konkurrojnë dot në asnjë moment Napolin.

Shpresat më pas ishin Kupa e Italisë dhe Europa League.

Por kur një skuadër, ka faturën më të lartë të pagave në Serie A, dhe në vitin më të suksesshëm të dekadave të fundit për ekipet italiane nuk e lë gjurmën e saj, të gjithë janë nën akuzë, nga drejtuesit, tek lojtarët dhe sigurisht Allegri.

Megjithatë, ky i fundit është konfirmuar edhe njëherë në krye të “Zonjës së Vjetër”, me qëllimin e vetëm, të rikthejë Juventusin që dominoi italianë për pothuajse një dekadë të plotë, pikërisht nën drejtimin e tij shumicën e kohës.

/BotaSot/

Related posts

Zbulohet emri i trajnerit që do ta udhëheqë Drenicën në ndeshjen e nesërme

admin

Fulham e huazon Pajazitin te skuadra norvegjeze

admin

“Dritë në fund të tunelit”, Pochettino jep lajmin e madh për Brojën

admin

Leave a Comment