KOSOVË

Kush mund ta marrë drejtimin e PD-së zyrtare në Shqipëri, skenarët dhe prapaskenat

Rezultati i 14 majit rihapi edhe njëherë debatin brenda Partisë Demokratike. Ai që rihapi debatin dhe shumë skenarë ishte, Enkelejd Alibeaj me dorëheqjen e tij nga dy postet të kryetarit të komanduar dhe te kreut të grupit parlamentar.

Tani PD zyrtare duhet të gjej një kryetar të ri që duhet të votohet me një anëtar një votë sipas përcaktimeve në statutin e partisë.

Pikërisht në statut, përcaktohet se kur pozicioni i kryetarit të partisë lihet vakant, një nga nënkryetarët duhet të emërohet si i komanduar në drejtimin e partisë.

E vetmja që mund ta marrë drejtimin e partisë sipas statutit është Jorida Tabaku, por në kushtet që kjo e fundit e ka refuzuar një gjë të tillë vitin e shkuar, mbetet për t’u parë vendimi që do të ndërmerret.

Sakaq për drejtimin e grupit parlamentar dilemma mund të zgjidhet më shpejt, pasi aty nevojitet mbledhja e shumicës së anëtarëve të grupit parlamentar për të zgjedhur drejtuesin e ri dhe njoftimi i Parlamentit për ndryshimin.

Për këtë pozicion ka shprehur ambicien Ervin Salianji në fillimin e këtij viti, por i përfolur se mund të bëhet kryetar i grupit parlamentar ka qenë edhe Gazment Bardhi.

Gjithsesi, me gjithë këto zhvillime në atë që quhet PD zyrtare, ende nuk ka asnjë shenjë bashkimi me pjesën tjetër të partisë që është e rreshtuar në krahë të Berishës./euronews

Related posts

Petkoviq: Kurti ka urrejtje patologjike ndaj marrëveshjeve me Serbinë

admin

Kryetari i Gjilanit prezanton projektin e stacionit të autobusëve, i cili kap vlerën e 1 milion eurove

Gjyla Halili

M’ka marrë malli të luaj me rregulla të sportit, politika lojë pa rregulla

admin

Leave a Comment