SPORT

Mungesë e madhe te festa e Barcelonës

Barcelona organizoi dje në rrugët e qytetit,festimet e titullit të 27-të kampion. Në listën e kampionëve ishin dhe lojtarë si Memphis Depay apo Aubameyang.

Këto dy lojtarë nuk mund të ishin pjesë e festimeve  për shkak të angazhimeve me ekipet e tyre, konkretisht Depay me Atleticon e Madridit dhe Aubameyang me Chelsea-n.

Në listën e lojtarëve që dhanë kontribut në kthimin te titulli ishte edhe ish- kapiteni i “Blaugranave” Gerard Pique, i cili u tërhoq në mënyrë të papritur nga futbolli i luajtur në nëntor. Ish-mbrojtësi është formuar në akademisë së katalanasve.

Ai ka qenë pjesë e ekipit të që nga sezoni 2008-2009.

Sipas medieve spanjolle, Pique nuk e ka pranuar ftesën e trajnerit Xavi, edhe pse ai ishte pjesë e kampionëve të Spanjës deri në nëntorin e vitit të kaluar. Mbrojtësi ka qenë shumë i suksesshëm me Barcelonën duke fituar 3 Champions League dhe është shpallur 8 herë kampion me “katalanasit”.

Related posts

Një tjetër klub anglez në garë për yllin e Juventusit

admin

Munishi: E respektojmë Dukagjnin, por ne jemi Prishtina  

admin

Arsenali shkëlqen ndaj Evertonit – SHQIP.com

admin

Leave a Comment