SHQIPËRI

Veliaj: Do jem kryetar i të gjithëve, socialistëve e demokratëve

Fitimin e mandatit të tretë si kryetar bashkie të Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si një fitore historike pasi mori 60 për qind të votave pro, që mbart një mesazh të qartë.

“Falënderoj 300 mijë votues të Tiranës, pavarësisht se ishte shi dhe kishte problematika në disa qendra votimi, ju falënderoj me zemër. Na dhanë një mesazh të pastër dhe vendimmarrje për një Tiranë që për shumicën dërrmuese do të ecë vetëm përpara dhe do që Tirana të bëhet gjithmonë e më shumë evropiane. Kjo fitore nuk më ngjiti në qiell, por më uli në tokë si asnjë mesazh tjetër. Ju premtoj përulësi, modesti dhe mëngë të përveshura për të ecur përpara”, ka thënë Veliaj, raporton “Klan TV”.

Ndërsa një mesazh pati edhe për ata që nuk e votuan në këto zgjedhje.

“Sot dua të falënderoj edhe ata që mendojnë ndryshe dhe t’ju them se vota juaj nuk është e kotë. Kam takuar shumë demokratë të mërzitur që nuk fituan dot. Iu them të gjithë demokratëve se do të jem kryetar juaj, do t’ju shërbej edhe juve siç administrata iu ka shërbyer gjithë këto vite pa i ndarë njerëzit në të majtë dhe të djathtë”, deklaroi ai.

Veliaj theksoi se PS në Tiranë arriti fitore të thellë me 60 për qind në zonat e Kombinatit që nuk e ka pasur kurrë, apo në zonën e Laprakës dhe në Njësinë 8 që njiheshin si bastione të djathta.

Related posts

Kandidati për ambasador i SHBA në Shqipëri, David J. Kostelancik parashtron përparësitë e tij

admin

Zgjedhjet në syrin e “Big Brother”/ Ambasadorja Yuri Kim, takime në PS dhe me PD ku kryetar është Alibeaj

admin

Rama mesazh për çështjen “Charcos”/ Komenti i Kryeministrit me “humor anglez” për Sunak

admin

Leave a Comment