FAMILJA GJËJA MË E VLEFSHME NË NJË SHOQËRI
Shkup, maj 2023 Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Departamenti për Punë dhe Politikë Sociale pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të UNT-së, oraganizoi panel diskutimi nën udhëheqjen e profesoreshave Doc. Dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri u.d. Dekane e Fakultetit Juridik dhe Doc. Dr. Elisabeta Ollogu pedagoge pranë FSHS-së, ndërsa e ftuar nderi në panel diskutim ishte Znj. Shermin Mamut, drejtoreshë e shtëpisë të moshuarve “Milica”.
Temë diskutimi këtë vit ishte ‘Kujdesi ndaj të moshuarve, politikat sociale dhe tregu i shërbimeve sociale private në Republikën e Maqedonisë së Veriut’.
Doc. Dr. Elisabeta Ollogu në fjalën hyrëse tha se shënimi i Ditës së familjes këtë vit i është dedikuar kujdesit ndaj kategorisë më të brishtë të shoqërisë, personat e moshuar, të cilët kanë nevojë për ndihmën e punëtorëve social, ku studentët e programit studimorë pretendojnë të arrijnë.
Doc. Dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri u.d. Dekane e Fakultetit Juridik tha se familja është e mbrojtur me aktet më të larta shtetërore, ndërsa edhe Bashkimi Evropian përkrah oganizata shtetërore dhe private që veprimtari kanë kujdesin social.
Drejtoresha e Shtëpisë të moshuarve “Milica” Shermin Mamut para studentëve tha se shtëpitë e të moshuarve janë institucione sociale të cilat ofrojnë strehim, mbrojtje shëndetësore, dhe mbrojtje për punë sociale të personave të moshuar mbi 65 vjet, duke shtuar se institucioni që ajo drejton filluar me punë në vitin 2010 dhe ka kapacitet për 39 persona, mes të cilëve posedon gerento-amvise, motra medicinale, kuzhinierë, pastrues dhe puntorë social.
Ju si punëtorë social një njeriut mund tia ndryshoni botën, dhe kështu gjithmonë do të keni dikend që lutet për ju[ porositi studentët e programit studimor Punë dhe politikë studimore, drejtoresha Shermin Mamut.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 15 maj shpalli Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që ato të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare. Qëllimi i shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e familjes, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.